Dokumentacioni për Pajisje me Certifikatë ADR

  1. Home
  2. Dokumentacioni për Pajisje me Certifikatë ADR

Almeta GmbH SHPK

Dokumentacioni për Pajisje me Certifikatë ADR

Për të pajisur një mjet rrugor me Certifikatë ADR, kërkohet dorëzimi i dokumentacionit të mëposhtëm:

  • Formulari i aplikimit për certifikimin e mjetit rrugor sipas ADR-së.

  • Kontrolli teknik i mjeteve (SGS), i cili duhet të jetë kryer brenda 40 ditëve nga data e aplikimit.

  • Leja e qarkullimit së mjetit.

  • Certifikata e konformitetit e inspektimit të cisternës.

  • Pasaporta e cisternës.

  • Mandat-pagesa bankare me vlerë 4,000 lekë për lëshimin e Certifikatës ADR, e pagueshme në llogari të DPSHTRR-së.

  • Ekstrakti QKR i thjeshtë.

Sistemi i Inspektimit dhe Verifikimit të Cisternave për Transportin e Mallrave të Rrezikshme

Kërkesat teknike për cisternat rrugore të transportit të mallrave të rrezikshëm janë të përcaktuara nga Marrëveshja Evropiane për Transportin Rrugor të Mallrave të Rrezikshëm (ADR).

Inspektimi dhe frekuenca e kontrolleve:

  • Përmbajtja dhe afatet e kryerjes së inspektimeve janë të përcaktuara nga ADR dhe të miratuara në Republikën e Shqipërisë sipas Ligjit Nr. 9272, datë 16.9.2004.

  • Cisternat rrugore për transportin e mallrave të rrezikshëm i nënshtrohen një inspektimi fillestar dhe periodik, i cili kryhet nga një trupë inspektuese e akredituar dhe e autorizuar nga autoritetet përkatëse.

  • Procedurat e inspektimit bazohen në Direktivën Evropiane 2010/35/EU për pajisjet nën presion të transportueshme.

Standardet dhe rekomandimet për inspektimin:

  • Inspektimi kryhet sipas SSH EN 12972-2018, që përcakton metodat dhe kriteret për testimin, inspektimin dhe shenjimin e cisternave metalike.

  • Në përputhje me Rekomandimet e Organizatës së Metrologjisë Ligjore (OIML R 80-1; 2009 dhe OIML R 80-2,3:2017).

  • Zbatimi i metodave dhe procedurave të përcaktuara në Pjesën II të ADR-së dhe Direktivën 2010/35/EU.

Procesi i Inspektimit:

  • Subjektet që përdorin cisterna për mallra të rrezikshme duhet të aplikojnë për inspektim përpara përfundimit të afatit të mëparshëm.

  • Trupa inspektuese lidh një kontratë me subjektin për të përcaktuar detyrimet e të dy palëve.

  • Subjekti duhet të sigurojë që kushtet e përdorimit dhe mirëmbajtjes janë në përputhje me kërkesat teknike për të garantuar konformitetin e vazhdueshëm të cisternës.

Certifikimi pas Inspektimit:

  • Pas kryerjes së inspektimit, trupa inspektuese lëshon Certifikatën e Inspektimit/Verifikimit, e cila përmban rezultatet dhe përcaktimin e konformitetit.

  • Certifikata mund të lëshohet edhe në rastet kur cisterna nuk përmbush kërkesat e ADR-së, me specifikimin e kufizimeve për përdorim.

  • Certifikatat e inspektimit i referohen listës së lëndëve të lejuara për transport në cisternë, sipas Pjesës II të ADR-së.